VLEN: Ministria e Kulturës të ndajë më shumë mjete për gërmimet arkeologjike në Strugë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i VLEN, Salim Sulejmani me apel deri të Ministria e Kulturës dhe institucionet kompetente, që ta marrin më seriozisht çështjen e gërmimeve arkeologjike në rrethinën e Strugës dhe Ohrit.

“Kërkojmë që institucionet përkatëse të jenë më vigjilente, të jenë më të kujdesshëm në këtë drejtim, të ndajnë buxhet të mjaftueshëm, të mbështeten të gjithë arkeologët pa dallim nacionaliteti në hulumtimet dhe gërmimet që duhet të vazhdohen në të ardhmen”.

“Nuk duhet të ndalohen dhe as të pengohen, përkundrazi, të zbulohen artefakte të cilat ndodhen në këtë vend sidomos konkretisht në Strugë dhe Ohër, ku tani e dimë më që Struga është një vend historik dhe pavarësisht asaj se çfarë artefakte zbulohen, ne nuk na pengon ajo, e rëndësishme është të zbulohen ato dhe t’u jepet vendi i merituar”, tha Salim Sulejmani, deputet i VLEN-it.

The post VLEN: Ministria e Kulturës të ndajë më shumë mjete për gërmimet arkeologjike në Strugë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy