Institucionet si KSHZ dhe Gjykata Administrative, konstatuan se më 8 maj, BDI dhe Fronti multietnik, tentuan që edhe njëherë të shtrembrojnë vullnetin e qytetarëve me kërcënime e dhunë, thuhet në kumtesën e VLEN-it.

“Andaj vendosën që më 22 maj të ketë votim në fshatin Llërcë. Por makineria e Frontit multietnik përsëri tentuan të ushtrojnë presion dhe kërcënime ndaj banorëve e komisionerëve, duke sjellë në vendvotim si vëzhgues ministra e policë të BDI-së me qëllim frikësimin e banorëve për të dalë në votime. Kjo pamje më shumë ngjante si një shtet rrethim se si një ditë normale rivotimi.

Por veprimet kriminele të BDI-së, mbrëmë i hodhi poshtë vetë Gjykata Administrative e cila nuk kishte as edhe një vërejtje minimale për gjithë procesin e rivotimit.

Llërca demaskoi politikat antidemokratike dhe antieuropiane të BDI-së dhe partnerëve të saj të cilët për 20 vite radhazi kanë vjedhur mandate duke përdorur pushtetin për të vjedhur vota dhe për ti kërcënuar shqiptarët në shtëpitë e tyre”, thonë nga VLEN.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shqiptarët, shtojnë nga atje, e duan ndryshimin pa dallim trysnive, këtë e dëshmoi ndryshimi i rezultatit pas dy javëve. Kur BDI nuk arriti ti kërcënoi e as ti blejë votat e banorëve të Llërcës, ata e dënuan me rrezultat dhjetëfish më të thellë (494 ndaj 48)./Telegrafi/

The post VLEN: Më 22 maj foli sovrani, BDI dështoi në deformimin e vullnetit shqiptar appeared first on Telegrafi.