Koalicioni VLEN shpreh shqetësim dhe dënon deklaratat e një politikani margjinal prorus në Bullgari, i cili pretendon se “nuk ka asgjë më logjike sesa bashkimi i Maqedonisë me Bullgarinë”.

Nga VLEN thonë se deklarata të tilla nuk kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje dhe as nuk lehtësojnë procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Duam të rikujtojmë se Bullgaria, përmes Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, është zotuar të jetë partner, promovues dhe mbështetës i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Koalicioni VLEN, në kuadër të Qeverisë, po bën përpjekje serioze për të hequr pengesat që pengojnë përmbushjen e kushteve për anëtarësim të plotë në BE. Megjithatë, provokime të tilla e kthejnë prapa procesin dhe dëmtojnë përpjekjet e sinqerta për të dinamizuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit të plotë në familjen evropiane”, thuhet në reagimin e koalicionit VLEN.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga atje thonë se VLEN do të vazhdojë të punojë për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe për të siguruar një rrugë të sigurt drejt integrimeve evropiane./Telegrafi/

The post VLEN: Dënojmë provokimet që vështirësojnë dinamizimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së appeared first on Telegrafi.