VLEN: Dënojmë provokimet që vështirësojnë dinamizimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media ka reaguar ndaj deklaratave të një politikanit në Bullgari, i cili tha se “nuk ka asgjë më logjike sesa bashkimi i Maqedonisë me Bullgarinë”.

“VLEN shpreh shqetësim dhe dënon deklaratat e një politikani margjinal prorus në Bullgari, i cili pretendon se “nuk ka asgjë më logjike sesa bashkimi i Maqedonisë me Bullgarinë”. Deklarata të tilla nuk kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje dhe as nuk lehtësojnë procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Duam të rikujtojmë se Bullgaria, përmes Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, është zotuar të jetë partner, promovues dhe mbështetës i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

“Koalicioni VLEN, në kuadër të Qeverisë, po bën përpjekje serioze për të hequr pengesat që pengojnë përmbushjen e kushteve për anëtarësim të plotë në BE. Megjithatë, provokime të tilla e kthejnë prapa procesin dhe dëmtojnë përpjekjet e sinqerta për të dinamizuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit të plotë në familjen evropiane. VLEN do të vazhdojë të punojë për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe për të siguruar një rrugë të sigurt drejt integrimeve evropiane”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

The post VLEN: Dënojmë provokimet që vështirësojnë dinamizimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy