VLEN: Bujar Osmani është i vetmi që ia hapi qiellin Rusisë dhe e solli Sergej Llavrovin në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN” sot ka reaguar ndaj kandidaturës së Bujar Osmanit për president, nga ku thonë se ai është i vetmi që ia hapi qiellin Rusisë dhe e solli Sergej Llavrovin në Shkup.

“BDI, dje na e prezantoi Bujar Osmanin si kandidat për president, me moto se gjoja janë kundër Rusisë e pro BE-së. Epo po, e thënë në shqip, ashtu i bie, guri që të godet, vjen nga afër. Dhe BDI, e cila tashmë publikisht bashkëpunon me Rusinë, përpiqet që me propagandë të kundërt ta mbrojë veten.

Megjithatë ne jemi këtu për ti treguar qartë, BDI-së, Ali Ahmetit, Artan Grubit dhe Bujar Osmanit se sado që të tentoni nuk mund të mashtroni qytetarët!

Ju mendoni se qytetarët nuk e dinë se partneri juaj kryesor është Rusia!

Advertisement

A vërtet besoni se qytetarët dhe faktori ndërkombëtar nuk e din se Bujar Osmani është i vetmi që ia hapi qiellin Rusisë dhe e solli Sergej Llavrovin në Shkup, për çka e hidhëruat partnerin kryesor strategjik të Shqiptarëve, SHBA-në dhe Sekretari Antoni Blinken nuk qëndroi në Shkup”, akuzojnë nga VLEN.

Nga atje shtojnë se Pikërisht për shkak të miqësisë dhe biznesit me Rusinë e Serbinë, Bujar Osmani as si ministër i Punëve të Jashtme e as si kryesues me OSBE-në, as edhe njëherë nuk e vizitoi Kosovën, madje edhe kur Serbia përmes ushtarëve të saj joformal sulmoi Kosovën në Zveçan ku mbet i vrarë një polic i Kosovës./Telegrafi/

 

The post VLEN: Bujar Osmani është i vetmi që ia hapi qiellin Rusisë dhe e solli Sergej Llavrovin në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy