Plani i VLEN-it për ndërmarrjen e masave për pasojat e dëmshme të lojërave të fatit dha menjëherë rezultate konkrete, thuhet në komunikatën e koalicionit në pushtet.

Sipas tyre, u realizua premtimi për heqjen e bixhozit jashtë banesave të qytetarëve.

“Në 80 ditët e para të formimit të mazhorancës qeveritare, propozuam dhe miratuam Interpretimin autentik të ligjit për lojërat e fatit, i cili krijoi parakushte ligjore për vendimin e Qeverisë për mbylljen e pesë kompanive dhe heqjen e bixhozit nga shtëpitë e qytetarëve.

Ky vendim i Qeverisë, është një fitore e moralit mbi vendimet e gabuara dhe korruptive të Artan Grubit dhe Përparim Bajramit për futjen e lojërave të fatit në internet, të cilat drejtpërsëdrejti i prek të rinjtë si një e keqe sociale.
Paraprakisht, Qeveria solli vendim për ndërprerjen e kontratës korruptive për qiradhënien e Lotarisë Shtetërore me kompaninë “HEJ DOOEL”, objekti i së cilës në Vizbeg, është në pronësi të personave të lidhur me Ali Ahmetin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tanimë ka rrethana të mjaftueshme ligjore për të kaluar në përgjegjësi institucionale për të gjitha veprimet korruptive të bixhozit të kësaj udhëheqësie të BDI-së.

VLEN vazhdon të zbatojë Planin për zgjidhjen dhe ndërmarrjen e masave për pasojat e dëmshme të lojërave të fatit.

Ligji i ri për lojërat e fatit është në hartim e sipër, dhe do të përmbajë dispozita shumë më të ashpra, të cilat në fazën e parë do të zvogëlojnë numrin ekzistues të kazinove, të paktën përgjysmë.

Vazhdojmë të punojmë ekskluzivisht në interes të qytetarëve!”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post VLEN: Bixhozi jashtë shtëpive, premtim u plotësua appeared first on Telegrafi.