
Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thotë se “anëtarët e Këshillit Gjyqësor, të cilët BDI po i mbron me mish e me shpirt me interpelancën e votuar, janë vetëm një e shkuar e errët, të lënë të qajnë për veprat e tyre”.
Nga VLEN thonë se të njëjtët për të cilët po qan BDI-ja, e mbajtën peng drejtësinë, emëruan kuadro partiake dhe heshtën derisa shqiptarët u përjashtuan me parimin ogurzi “Me një prokuror më pak shqiptar nuk shkohet në xhenet””.
“Këshilli Gjyqësor dhe i gjithë ai grup, që është ende në pozicionet e tij, e kanë shkatërruar besimin në drejtësi, duke e ulur atë në vetëm 2%! Selim Ademi, i përfshirë në skandale si “Target-Fortesa,” ndërsa miku i tij Enver Bexheti shpëtoi Sasho Mijallkovin, përfundoi në listën e zezë të SHBA-ve, bashkë me Artan Grubin, e sot Mijallkovi shëtit me Ferrari në Monte Karlo, ndërsa shqiptarët presin drejtësi!”.
“Ndërkohë, MPB ka zbuluar se klani i Ali Ahmetit, në ortakllëk me njerëzit e Gruevskit dhe Mijallkovit, ka pompuar 10 miliardë denarë përmes mafias së naftës! Mazut dhe vaj toksik që ata fusnin në treg duke helmuar qytetarët, ndërsa paratë e pista i ndanë mes tyre! Dhe tani, kur fundi po u vjen, shpikin kërcënime për krizë politike dhe bojkot! Por kush qëndron pas këtij plani? Gruevski dhe Mijalkov – aleatët e vjetër të BDI-së? E gjithë kjo piskamë për “deshqiptarizim” është thjesht një perde tymi për të shpëtuar kokën nga drejtësia që po troket!”, thonë nga VLEN.
The post VLEN: BDI të vret natën, e të qanë ditën appeared first on Telegrafi.