Koalicioni VLEN sot ka akuzuar BDI-në se gjatë qeverisjes së tyre kanë shkatërruar shoqërinë dhe se ka ndotur ajrin duke formuar deponi në mes të qyteteve.
“BDI e ka ndotur shoqërinë shqiptare me kriminalitet, kazino, tenderë, amoralitet dhe nepotizëm. Pas 22 vitesh në pushtet, sot, pikërisht sot, BDI-së i erdhi ndër mend për herë të parë të kujdeset për mjedisin jetësor ku jetojnë qytetarët tanë.
BDI është parti gjatë mandatit të së cilës Tetova nuk mori ujë, por mori një deponi në mes të qytetit; Kërçova nuk mori ajër të pastër, por mori një deponi në mes të qytetit; Struga nuk mori statusin e një komune të suksesshme, por njëashtu mori një deponi në mes të qytetit.
Ndotja e ajrit nuk është problem i djeshëm. Gjendja me cilësinë e ajrit përbën një sfidë shumëvjeçare, e cila kërkon masa sistematike dhe strategjike. Për fat të keq, mangësitë e grumbulluara nga vitet dhe qeveritë e kaluara nuk mund të kapërcehen për disa muaj.
Qeveria po ndërmerr aktivitete për vendosjen e kontrollit të plotë mbi kapacitetet industriale, promovimin e burimeve ekologjike të ngrohjes, si dhe inspektime të vazhdueshme dhe të intensifikuara dhe bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale”, thonë nga VLEN.
Nga atje thonë se për herë të parë, qeveria ka miratuar një “Program kundër ndotjes së ajrit 2024-2030”.
“Për herë të parë, qeveria ka miratuar një “Program kundër ndotjes së ajrit 2024-2030”. Qeveria tashmë ka miratuar një dokument strategjik planifikues me qëllime konkrete programore dhe paketa projektesh që synojnë uljen e emetimit të grimcave të ngurta në qytete. Për më tepër, është përgatitur një Plan Veprimi për sezonin e ngrohjes, i cili parashikon masa të menjëhershme dhe afatshkurtra për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe uljen e ndotjes së ajrit.
Po zbatohen inspektime të intensifikuara dhe kontrolle ndaj të gjithë ndotësve të mundshëm. Ministria e Mjedisit Jetësor, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror për Mjedisin Jetësor, po zbaton kontrolle të intensifikuara dhe të jashtëzakonshme mbi kapacitetet industriale me leje të integruara mjedisore A. Monitorohet vazhdimisht edhe cilësia e ajrit dhe publiku informohet rregullisht për gjendjen dhe masat e rekomanduara për mbrojtje”, thonë nga VLEN./Telegrafi/
The post VLEN: BDI shkatërroi mjedisin, Qeveria po merr masa konkrete për ajër të pastër appeared first on Telegrafi.