VLEN: BDI mbeti e vetmuar, është në prag të shkatërrimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thekson se “BDI ka mbetur e vetmuar dhe është në prag të shkatërrimit”. Nga VLEN thonë se “meqë BDI njihet si dora e djathtë e kazinove e kumarit, shpenzuan gjithë xhokerët që kishin në dispozicion”.

“Parimet lanë anash, interesin e qytetarëve në sirtarë, e gjendjen e shqiptarëve nuk e kishin fare në agjendë, bënë koalicion me gjitha partitë politike vetëm që ta ruajnë pushtetin. Por, sot jemi në kohën e zhveshjes dhe demaskimit të plotë të kësaj partie të përgjysmuar e të shkatërruar. BDI si dera e vetme në të cilën trokiste shqiptari hallexhi u shndërrua në derë të ferrit, në derë që nuk hapej. Ose kur hapej dera e BDI-së mbyllej një derë e një shqiptari e hapej një derë burgu. Pra, në vend të zgjidhjes kjo parti non grata gjatë funksionimit të saj ka burgosur e keqtrajtuar shumë shqiptarë”.

“Po e nisim nga aty ku nisi ndryshimi, shqiptarët janë të parët që e kuptuan dyfytyrësinë e hipokrizinë e kësaj partie. Prandaj, në zgjedhjet e fundit ia dhanë përgjigjen e merituar. Qytetari shqiptarë e dënoi me votë këtë parti të dëmshme për vendin. E ky dënim do të jetë edhe më i ashpër në zgjedhjet që vijnë pasi nuk ka më kërcënime e shantazhe. Vendi u çlirua, qytetarët po frymojnë lirshëm”.

“Nuk është kjo e tëra pasi, BDI, siç përmendëm më lartë si parti pa parime dhe pa moral politik, kishte provuar koalicionin edhe me LSDM-në edhe me VMRO-në. Por, partitë maqedonase nuk kishin nevojë për partnerë koalicioni që i shërbenin Nikolla Gruevskit e Sasho Mijallkovit, prandaj sot asnjëra e as tjera parti as që duan të dëgjojnë për shërbëtorët e tezakëve Gruevski – Mijallkov”.

Advertisement

“Për të vazhduar tutje, pasi populli shqiptar e dënoi me votë, partitë maqedonase me bojkot të plotë dhe me arsye të qarta, edhe faktori ndërkombëtarë ia dha goditjen e fundit, me çka kjo parti është “knockdown” apo e shtrirë për tokë, duke nxjerrë shqelmat e fundit”, thonë nga VLEN.

“Nuk mundesh të luash me fatin e qytetarëve e të qëndrosh faqebardhë, sikurse kanë nxirë jetë të shumta të qytetarëve, dalëngadalë faqezinjtë po largohen e zhduken nga skena politike. Koalicioni më i madh shqiptarë VLEN, është dera ku mund të trokasin qytetarët. VLEN opsioni më i mirë dhe i vetëm i politikbërjes në kampin politik shqiptarë”, theksojnë nga VLEN./Telegrafi/

The post VLEN: BDI mbeti e vetmuar, është në prag të shkatërrimit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy