BDI dhe satelitët e saj vazhdimisht kanë nëpërkëmbur kulturën shqiptare, dhe e fundit nga kjo nëpërkëmbje është edhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në Maqedoninë e Veriut me drejtorin e këtij institucioni, Shkodran Tolaj, i cili si arritje në karrierë ka vetëm faktin që është këngëtar personal i Ali Ahmetit, akuzojnë sot nga koalicioni VLEN.

Rrëfimet e punonjësve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe, theksojnë nga atje, janë skandaloze dhe të tmerrshme.

“Ky person, në vend që të merret me avancimin e kulturës, është marrë me gjithçka tjetër përveç se me detyrën e tij primare, gjë që është emblematike për partinë që ka qeverisur këtë vend për 22 vite me kuadro joprofesionistë. Në vend se të zgjidhë statusin e punonjësve, ai ka zgjedhur t’i lë pezull dhe t’i degradojë, duke shfaqur arrogancën dhe mungesën e përgjegjësisë.

Koalicioni VLEN, si pjesë e qeverisë, dënon ashpërsisht veprimet e drejtorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe, Shkodran Tolaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai kishte mundësinë të zgjidhë statusin e artistëve, por zgjodhi të ndjekë të njëjtën rrugë të paaftësisë dhe neglizhencës si çdo institucion tjetër që udhëhiqet nga BDI dhe satelitët e saj”, thonë nga VLEN.

Nga atje i bëjnë thirrje edhe prokurorisë publike që të hyjë në këtë institucion dhe të sheh nëse ka shkelje edhe më të mëdha të punës së tij./Telegrafi/

The post VLEN: BDI dhe satelitët e saj kanë shkatërruar kulturën shqiptare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";