Krijimi i Akademisë shqiptare për shkencë dhe art në Maqedoninë e Veriut është reflektim i disa situatave negative si pasojë e të cilave në disa institucione ende nuk ka vend për shqiptarët, thonë nga koalicioni qeveritar VLEN. Bashkim Murtezi duke përcjellë qëndrimin e përbashkët të VLEN-it, tha se e kuptojnë se çështja e formimit të akademisë shqiptare është e ndjeshme për komunitetin maqedonas, por shtoi se qëllimi nuk është të shkaktojnë dëm ndaj partnerëve të koalicionit, por të realizojnë premtimet e dhëna.

Qëllim nuk është as formimi i ndonjë institucioni paralel, tha Murtezi, duke shtuar se edhe në të kaluarën ka pasur nisma që janë interpretuar si krijim i institucioneve paralele, por më pas është dëshmuar e kundërta.

Po partnerët e koalicionit të VLEN-it e shohin këtë praktikisht si formim të një institucioni paralel. Këtë e tha sot Zllatko Perinski nga OBRM-PDUKM në emisionin DailyClick, duke shtuar se “vlerëson se qasja e formimit të institucioneve paralele nuk sjellë asgjë të mirë dhe e rrënon konceptin e unitetit”. Duke folur si ministër për vetëqeverisje lokale, për idenë e VLEN-it që Akademia shqiptarë të financohet nga komunat, Perinski tregoi se Këshillat komunalë mund t’i shfrytëzojnë mjetet e buxhetit vetëm për kompetencat që i ka Komuna.

Përveç OBRM-PDUKM-së, edhe partneri tjetër qeverisës, Lëvizja ZNAM, është shprehur kundër formimit të një Akademie shqiptare. Kritika ka pasur edhe nga opozita shqiptare Fronti Europian, duke thënë se “në vend që të marrin kryesimin e ASHAM, VLEN krijon Akademi mëhalle”. /tv21

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post VLEN: Akademia nuk është institucion paralel! Perinski: Komuna mund të financojnë shoqata, jo Akademi Shkencash appeared first on Telegrafi.