VLEN: A e sakrifikoi Ali Ahmeti Artan Grubin për lirinë e Mijallkovit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

VLEN në një kumtesë për media thotë “BDI-ja po përpiqet sërish të paraqitet si mbrojtëse e të drejtave të shqiptarëve”. Nga VLEN thonë se BDI pasi humbi institucionet, ajo tani kthehet te retorika e “barazisë” dhe “drejtësisë”, fjalë që prej kohësh kanë humbur kuptimin në politikën e saj.

“Por qytetarët kanë të drejtë të pyesin: Ku ishte BDI-ja kur duhej të mbronte vërtet interesat e shqiptarëve? A ishin të drejtat e qytetarëve prioritet, kur negociohej që Sasho Mijallkov të mbetej i lirë? A do ta marrë tani Ali Ahmeti me vete Mijallkovin, siç e merrte Artan Grubin nëpër institucione? Artan Grubi është në arrati – u sakrifikua që Sasho Mijallkov të jetë i lirë”.

“Në vitet kur BDI-ja kishte pushtet absolut në sektorët kyç, në vend që të forconte institucionet shtetërore, i shndërroi ato në vegla për interesat e saj partiake. Në vend që të investonte në arsim cilësor për të rinjtë, ajo u fokusua te përfitimet personale dhe bizneset e veta. Në vend që të luftonte për shtetin ligjor, ajo bënte marrëveshje pas dyerve të mbyllura për të mbrojtur ata që shkatërruan sistemin gjyqësor”.

“BDI-ja nuk ra sepse i mungonte fuqia politike – ajo ra sepse u zhyt në korrupsion. Sot, kur më nuk i kanë institucionet nën kontroll, kur nuk mund të diktojnë Prokurorinë dhe gjykatat, ata përpiqen të ringjallin imazhin e mbrojtësve të të drejtave. Por qytetarët nuk harrojnë se pikërisht BDI-ja ishte ajo që e shndërroi sistemin në mekanizëm shpëtimi për elitat e korruptuara”, thonë nga VLEN.

Advertisement

The post VLEN: A e sakrifikoi Ali Ahmeti Artan Grubin për lirinë e Mijallkovit appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy