Dy muajt e verës, korriku dhe gushti, në rajonin e Pollogut janë të njohur për organizimin e evenimenteve të ndryshme familjare, kryesisht dasmave. Këto dasma shpeshherë në të kaluarën janë përcjellë me prishje të rendit dhe qetësisë publike, duke përdorur armë zjarri dhe fishekzjarrë. Këto prishje të rendit dhe qetësisë publike janë sanksionuar me padi adekuate.
Me qëllim që të parandalohen këto dukuri, Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë apelon deri tek qytetarët që të përmbahen nga përdorimi i armëve të zjarrit dhe fishekzjarrëve.
“Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë rikujton se përdorimi i armës së zjarrit është në kundërshtim me ligjin për kundërvajtje, dhe dënimi për këtë lloj vepre është nga 200 deri në 500 euro, ndërsa varësisht nga pasojat, parashihet edhe dënim në burg deri në pesë vjet”, thotë zëdhënësi i SPB në Tetovë, Marjan Josifovski.
Qytetarëve, u rikujtohet obligimi që në rast se kanë vendosur të përdorin fishekzjarrë duhet të paraqesin në stacionet policore paraprakisht, varësisht prej kategorisë, ndërsa organizatori duhet të ndërmarrë të gjitha masat për të mbrojtur mysafirët.
Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë në muajt të cilët vijnë, në masë të madhe do të përforcojë kontrollet dhe aktivitetet për zbulimin dhe sanksionimin e këtyre prishjeve të rendit dhe qetësisë publike dhe në mënyrë konkrete do të veprojë.
The post Vjen sezoni i dasmave, SPB Tetovë me apel për qytetarët appeared first on Telegrafi.