Nxënësit deri në klasën e tretë, përveç atyre, prindërit e të cilëve nuk janë dakorduar, mësimin nga e enjtja duhet ta ndjekin me prani në bankat shkollore. Për filloristët e klasave më të larta dhe për nxënësit e shkollave të mesme, viti shkollor 2020/2021 do të fillojë me orë online nëpërmjet platformës nacionale për mësim nga distanca.

Përjashtim bëjnë 169 shkolla fillore (kryesisht për shkolla rajonale me më pak nxënës) dhe katër shkolla të mesme, në të cilat viti shkollor do të fillojë të realizohet me prani fizike për të gjithë nxënësit. Por ky numër nuk është përfundimtar sepse komisioni qeveritar që jep miratime vazhdimisht shqyrton kërkesa nga komunat si themeluese të tyre.

Për mësim me prani fizike duhet të përmbushen kushtet – para së gjithash gjendje stabile me Covid-19 në komunë, dhe kapacitet hapësinor në pajtim me protokollet – klasat (me madhësi standarde) të mund të pranojnë deri 20 nxënës në distancë prej së paku 1,5 metër dhe të mos ketë lëvizje të numrit të madh të nxënësve nëpër korridore dhe në hyrje. Nxënësit duhet të mbajnë maska mbrojtëse përveç për aktivitete jashtë klasës dhe gjatë mëngjesit. Paralelet me më shumë nxënës është paraparë të ndahen në dy grupe, ndërsa në Planin e Qeverisë për mbajtje të mësimit në shkollat fillore dhe të mesme në vitin 2020/2021 është konfirmuar edhe si do të organizohen ndërrimet (njejtë si edhe për mësimin online).

Për ata që do të jenë të pranishëm në klasa, MASH-i në bashkëpunim dhe mbështetje të UNICEF-it dhe USAID-it përpunoi video për t’i shfaqur protokollet, të cilave duhet t’u përmbahen nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit me kthimin e fëmijëve në shkolla.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas ministres Milla Carovska, mësimi është proces dinamik dhe me rëndësi është adaptimi, ndërkaq varësisht nga gjendja epidemiologjike, mund të ndryshohet modeli i mësimit, kështu që edhe numri i tanishëm i shkollave që morën pëlqim nga komisioni qeveritar për organizim të mësimit me prani fizike do të ndryshojë gjatë vitit shkollor.

Plani i Qeverisë parasheh që themeluesit e shkollave (komunat), më së voni deri më çdo datë 10 të muajit rrjedhës do të duhet të parashtrojnë në komision kërkesë për mësim me prani fizike, me arsyetimin për përmbushje të kushteve. Komisioni në afat prej shtatë ditëve, në bazë së përmbushjes së kritereve, do të parashtrojë propozim në Qeveri për dhënien e pëlqimit.

Pjesa më madhe e nxënësve dhe mësimdhënësve, megjithatë, do të komunikojnë në largësi. Platforma e vetme nacionale për mësim onllajn www.schools.mk, siç u cek gjatë prezantimit, është e thjeshtë për përdorim, për çka u trajnuan 1600 mësimdhënës, të cilët më pas i trajnojnë kolegët e tyre mësimdhënës. Ministria e Arsimit dhe Shkencës fundjavën që shkoi u dërgoi shkollave fjalëkalime për qasje në platformë, por ajo dje ishte e pakapshme për kyçje. Nga MASH-i kumtuan se vazhdimisht po punohet në testim të optimizimit të saj, në mënyrë që të jetë plotësisht funksionale deri më 1 tetor.

Platforma është përpunuar në bashkëpunim me FSHIIK dhe është paraparë ta shfrytëzojnë 260.000 nxënës dhe rreth 25.000 mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme. Përmbajtjet janë në pesë gjuhë mësimore, (maqedonase, shqipe, turke, serbe dhe boshnjake), ndërkaq është krijuar ashtu që edhe vetë nxënësit do të mund ta plotësojnë dhe sendërtojnë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për fëmijët të cilët nuk kanë pajisje IT në kushte shtëpiake, ndërsa sipas MASH-it bëhet fjalë për rreth 40 mijë nxënës, do të ketë alternativë për ndjekje të mësimit. Sipas Planit qeveritar, për ta do të organizohet mësim me prani fizike në shkolla, nëse ajo ka leje, por edhe me pajtim nga prindërit/kujdestarët. Nëse nuk ka pajtim prej tyre, do të sigurohen materiale të shtypura të cilat mësimdhënësit do t’ua dërgojnë prindërve. Për këta fëmijë do të emetohen edhe video nga ora mësimore në Radio Televizionin e Maqedonisë.

Mësimi online tashmë është rregulluar edhe me ligj pasi që u votuan ndryshimet e ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm, për të cilat pritej të funksionojë Kuvendi, në mënyrë të shtyrë dhe të jozakonshme të mund të fillojë viti shkollor. Për herë të parë ka përjashtime nga procesi i rregullt edukues-arsimor që mësimi të mund të organizohet pa pengesa dhe të organizohet edhe në rrethana të jashtëzakonshme, siç është pandemia me COVID-19.

Ndryshimet ligjore mundësojnë përjashtime lidhur me fillimin dhe përfundimin e vitit shkollor në rrethana të jashtëzakonshme dhe shkurtim të ditëve mësimore në vitin shkollor prej 180 në më së paku deri 100, ndërsa ora mësimore të zgjatë më shkurt – në arsimin fillor 30 minuta në mësimin me prani fizike dhe 30 minuta ora me pesë minuta kyçje – për mësim në distancë. Në arsimin e mesëm kohëzgjatja e orës mësimore është 35 minuta.

Nga MASH-i cekin se sfidat e pandemisë e konfirmuan rëndësinë e transformimit digjital të arsimit tradicional, ndërsa digjitalizimi dhe përfaqësimi më i madh i e-librave në mësim është edhe mes prioriteteve kryesore arsimore të Qeverisë në programin për punë në katër vitet e ardhshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Viti shkollor në Maqedoni me modele dhe kushte të ndryshme për mësim appeared first on Telegrafi.