Viti shkollor 2022-2023 do të fillojë më 1 shtator dhe për këtë qëllim tashmë janë miratuar dhe publikuar Kalendarët për organizimin e punës në shkollat fillore dhe të mesme publike në vitin e ri shkollor, informoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).
Nga MASH potencojnë se në bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe institucionet e tjera kompetente si dhe partnerët, po punojnë intensivisht për të siguruar të gjitha kushtet e domosdoshme për fillimin të suksesshëm të mësimit.
“Në vazhdim janë duke u zhvilluar disa aktivitete investuese për ndërtimin e objekteve të reja dhe rikonstruksionin e objekteve shkollore ekzistuese, për ndërtimin e sallave sportive, furnizimin e pajisjeve për një pjesë të shkollave, vendosjen e 265 kabineteve të shkencave natyrore në shkollat fillore”, thonë nga MASH.
Veçanërisht, siç potencojnë nga Ministria, është e rëndësishme të theksohet se për të dytin vit me radhë vazhdon zbatimi me faza i reformës më të madhe arsimore në arsimin fillor, e cila duhet të avancojë dukshëm cilësinë e mësimdhënies dhe ta bëjë shkollën vend më interesant për të rinjtë.
“Pas futjes së programeve mësimore të reja për nxënësit e klasës së parë dhe të katërt vitin e kaluar shkollor, janë përgatitur planprograme të reja edhe për klasat e dyta dhe të pesta, dhe në fazë përgatitjeje janë edhe përgatitja e teksteve shkollore të reja për të gjitha lëndët e klasave përkatëse”, potencojnë nga MASH.
Që atje potencojnë se të gjitha procedurat për miratimin e teksteve për klasën e parë, të dytë, të katërt dhe të pestë për të cilat janë përgatitur planprogramet e reja janë në fazë tjetër përfundimtare të miratimit, në mënyrë që në rast të një zgjatjeje të mundshme të procedurave dhe pas fillimit të vitit shkollor nxënësit do t’i përvetësojnë njohuritë përmes materialeve përkatëse të përgatitura deri në marrjen e teksteve të reja. Për pjesën tjetër të klasave, furnizimin e teksteve është gjithashtu në fazën përfundimtare dhe pritet që deri në fund të këtij muaji të shpërndahen nëpër shkolla nga fundi i këtij muaji.
Ministria informon se të gjitha tekstet shkollore për klasat e katërta dhe klasat më të larta, përveç në formë të shtypur, do të jenë në dispozicion edhe në versionin elektronik në portalin e-ucebnici.mon.gov.mk.
The post Viti shkollor në Maqedoni fillon më 1 shtator, MASH: Vijojnë aktivitetet për fillim të suksesshëm appeared first on Telegrafi.