Kipper ka arritur majat dhe për këtë si Telegrafi Maqedoni kemi biseduar me Visar Jakupin për të parë se si organizohet një kompani me mbi 500 të punësuar dhe mbi 60 pika të shitjes në të gjithë Maqedoninë. Së bashku me OEMVP-në kemi folur me Jakupin për sfidat dhe arritjet e bizneseve në vend.

Ju keni arritur majat e biznesit, a mundeni të na përshkruani ecurinë tuaj si kompani? 
Që nga fillimet e ecurisë sonë, Kipper u ndesh së pari me promovimin e konceptit të vet tek konsumatorët potencial, i cili ishte shumë pak i njohur deri në ato vite në tregun vendor. Dallimi jonë ishte oferta e plasuar, importi i asortimanit të përzgjedhur dhe siguri në kualitet. Arritëm që blerësi të ketë besim në shërbimet tona, të cilën e pranojmë si kënaqësi e mundit dhe punës sonë të deri tanishme. Këtë pranverë kemi jubileun tonë 10 vjeçar, ku e nisëm nga Tetova dhe e vazhduam edhe në 7 qytete tjera të Maqedonisë, ku tani kemi 60 pika të shërbimit tonë, me mbi 500 të punësuar. Shpresojmë në vazhdimsi të jemi edhe më të suksesshem në arritje edhe më të mëdha që ndoshta do të ndikonin edhe në të mirën publike.

Çka keni mësuar nga gjithë këto vite përvojë?
Çmimi merret si faktori më i rëndësishëm për motivimin e konsumatorit. Përveç çmimit, sjellja e konsumatorit ndikohet nga faktorë të tjerë siç janë të ardhurat dhe faktorët jo të çmimeve (cilësia, shërbimet, promovimi).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga gjithë këto vite përvojë pune mund të them se duhet të:
-Përpiqiqeni të fitoni besimin e klientëve tuaj
-Vendosni qëllime të qarta dhe t’i ndiqni ato në mënyrë rigoroze
-Përmirësoni detajet çdo ditë
-Mos optimizoni, por maksimizoni
-Jini të drejtë me furnitorët tuaj dhe ndihmoni ata të përmirësojnë biznesin e tyre
-Praktikoni menaxhimin me besim dhe kontroll
-Flisni në terma që njerëzit mund t’i kuptojnë

Përveç suksesit në biznes, ju keni punësuar edhe shumë të rinj në Maqedoni. Sa është e aftë rinia jonë për të punuar? 
Me potencialin e dëshmuar për risi, rinia është mundësia jonë më e mirë e investimit. Të rinjtë, janë mjaft të zgjuar dhe përshtaten shpejt me punën, janë në gjendje të gjejnë mënyra të reja për t’i zgjidhur problemet. Sugjerimi jonë për të rinjtë është që fillmisht t’iu besojnë vetë ideve që kanë, pasi ata që guxojnë mund edhe të dështojnë, ndërsa ata që nuk guxojnë janë të dështuar gjithsesi!

Cilat janë planet për të ardhmen?
Investimet në ngritjen e cilësisë dhe nivelit të profesionalizmit të stafit siç janë trajnime të ndryshme nga kompani me renome ndërkombëtare, zbatimi i proceseve për standardizim dhe kontroll, përdorimi i softverve për optimizimin e shpenzimeve nëpër sektore dhe aktivitete tjera me natyrë të ngjajshme si këto, janë disa nga planet qe veçmë kanë filluar të gjejnë përdorim tek ne. Gjithashtu mendojmë edhe zhvillimin në infrastrukturën e brendshme të kompanise, që do jetë në standarde më bashkohore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Cili është mesazhi yt për ndërmarrësit e rinj?
Nisur nga thënia e njeriut që bëri kthesë në botën e teknologjisë, dhe njëherit pronarit të kompanisë më të suksesshme në botë Apple- “Punët e mëdha në biznes asnjëhere nuk bëhen vetëm nga një person. Ato bëhen nga ekipe njerzish”, sugjerimi jonë për të gjthë ata të cilët kanë ide për biznes, për të shtuar kapacitetet e biznesit dhe për të rritur shanset e suksesit, duhet që të sfidojnë vetveten dhe idete e tyre t’i shpalosin dhe zbatojnë. Kjo për aresye se “Ne besojmë se MREKULLITË ndodhin atëherë kur bashkohet energjia, mençuria dhe mirësia

The post Visar Jakupi: Rinia është mundësia jonë më e mirë e investimit appeared first on Telegrafi.