Vinegin thotë se qëndrimi i Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut nuk ka ndryshuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Qëndrimi i Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut nuk ka ndryshuar”. Këtë e deklaroi para gazetarëve në zv.kryetari i Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Kristijan Vinegin.

Vinegin kujtoi se dje Ministria për Punë të Jashtme e Bullgarisë, e ka konfirmuar qëndrimin e tyre në Këshillin për Punë të Përbashkëta në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ai qëndrim ndodhet edhe në marrëveshjen koalicionuese të qeverisë së re. Gjithashtu është shkruar se mbështetet konsensusi i gjerë në Bullgari për këtë çështje”, tha Vinegin.

Ai gjithashtu ju bëri thirrje gazetarëve t’i shikojnë tekstet origjinale të intervistave, duke iu referuar intervistës së kryeministrit Kirill Petkov për “Financial Times”.

Advertisement

Sipas tij, derisa Maqedonia e Veriut nuk i përmbush angazhimet ndaj palës bullgare, nuk do të ketë qëndrim të ri të tyre për çështjen e vetos./Telegrafi/

The post Vinegin thotë se qëndrimi i Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut nuk ka ndryshuar appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy