Ka disa ditë tashmë prej kur qyteti I Tetovës po ballafaqohet me reduktime të ujit, dhe atë nga ora 1 e natës deri në ora 4 të mëngjesit.

Kryetari i komunës Bilall Kasami tha se problemi qëndron tek të reshurat e shiut që nxjerrin jashtë funksionit ujësjellësin e Lëshnicës dhe i duhet disa ditë që të pastrohet.

Nga ndërmarrja publike “Sharri” thonë se problemi mund të zgjidhet, por kërkon një kohë më të gjatë, e sipas tyre një zgjidhje më afatgjatë do të fillojë në pranverë.

Ujësjellësi Leshnicës u ndërtua për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, ndërsa ky rrjet i ujësjellësit shpesh ka defekte, si plasaritje të gypave ose ndotje të burimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Vijojnë reduktimet e ujit në Tetovë, NPK “Sharri”: Problemi qëndron tek ujësjellësi në Leshnicë, një zgjidhje afatgjate do ta kemi në pranverë appeared first on Telegrafi.