Dragan Kovaçki nga OBRM-PDUKM i ka reaguar deklaratave të kreut të BDI-së Ali Ahmeti në lidhje me nismën për referendum.

Kovaçki kritikoi vijat e kuqe të BDI-së, për të cilat kreu i BDI-së tha se janë Marrëveshja e Ohrit, ajo e Prespës dhe e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, prej të cilave sipas Ahmetit nuk ka kthim mbrapa.

“Ja dhe Ahmeti, kryeministri në hije, u paraqit me disa vija të kuqe. Epo, nëse dikush ka pasur dyshime se si të veprojë në lidhje me referendumin, pavarësisht nëse është maqedonas apo shqiptar, pavarësisht nëse është politikisht i vendosur apo i pavendosur, pas kësaj deklarate të Ali Ahmetit, me siguri e di se çfarë duhet të bëjë. Është e qartë për të gjithë ne që ana e vërtet është e kundërta e tij!”, shkroi Kovaçki.

Ndryshe, OBRM-PDUKM-ja ka dorëzuar tashmë në Kuvend nismën për referendum, me të cilën synohet shfuqizimi i Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Vijat e kuqe të BDI-së, OBRM-PDUKM: U paraqit Ahmeti, kryeministri në hije appeared first on Telegrafi.