Videolotaria e re fillon me punë – Prokuroria po e heton lotarinë shtetërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroritë publike janë duke punuar në disa lëndë ndërsa të gjithë ata që kanë njohuri apo prova për një vepër të kryer, të njëjtat duhet t’i dorëzojnë. Kështu u është përgjigjur Prokuroria pyetjeve të TV21, pas konferencës për media të koalicionit VLEN, nga ku pyetën se “në xhepin e kujt kanë përfunduar 10 milionë euro”.

“Në prokuroritë publike, në bazë të njoftimeve dhe raporteve të dorëzuara nga institucionet kompetente, janë formuar disa lëndë në lidhje me aspekte të ndryshme të funksionimit të Lotarisë Shtetërore. Kushdo që ka dijeni ose prova për një krim të kryer, ka detyrimin t’ia raportojë këtë njohuri autoriteteve kompetente”, tha PPTH për TV21.

Koalicioni VLEN kërkon nga Prokuroria që të hetojë se pse një terminal për lojëra të fatit është blerë për 10 mijë euro, ndërsa çmimi i tij në treg është 3800 euro.

“Në xhepat e kujt do të përfundojë diferenca prej gati 10 milionë eurosh vetëm nga ky tender? Apo, a është fryrë me vetëdije dhe qëllimisht vlera e makinerive të kazinosë për të vjedhur kapitalin fillestar të nevojshëm për të mundësuar hapjen e Videolotarisë së re shtetërore?”, deklaroi Bekim Sali, VLEN.

Advertisement

Ndërkohë, Videolotaria e re shtetërore – NOVO VLT, e cila u krijua vitin e kaluar nga SHA Lotaria shtetërore  dhe gjiganti austriak HLT, do të fillojë të funksionojë në më shumë se 40 lokacione.

“Ju njoftojmë se terminalet e blera të Videolotarisë do të instalohen sipas nevojave të biznesit të NOVO VLT, me të njëjtat kushte që vlejnë për të gjithë bashkëpunëtorët e biznesit të NOVO VLT, Lotarisë Shtetërore dhe Video Lotarisë Shtetërore – kasinos Austria”, deklaroi HTL Maqedoni.

SHA Lotaria shtetërore para më shumë se një viti regjistroi edhe një kompani, pronari i së cilës është HLT që është kompani simotër e Novomatik. Pushteti aktual paralajmëroi se do ta shqyrtojë formimin e kompanive të reja për lojërat e fatit nga SHA Lotaria shtetërore

The post Videolotaria e re fillon me punë – Prokuroria po e heton lotarinë shtetërore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy