Një 57 vjeçar nga Shkupi është lënduar rëndë pasi është përplasur nga një veturë e cila është larguar nga vendi i aksidentit, njofton policia e Shkupit.
Gjegjësisht, mbrëmë në ora 22.50 në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup është raportuar se në rrugën “Orce Nikolov” një veturë e udhëtarëve ka goditur personin me iniciale S.S (57 vjeçar) nga Shkupi dhe është larguar nga vendi.
Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar S.S të konstatuara në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.
“Në vendngjarje është kryer inspektim dhe po bëhet dokumentimi i plotë i rastit”, thonë nga MPB.
Advertisement
The post Vetura përplas 57 vjeçarin nga Shkupi, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes appeared first on Telegrafi.