Një makinë brenda së cilës udhëtonin pesë persona të familjes Arsllani nga Gërçeci, ka dalë nga rruga Rashçe-Saraj dhe kanë përfunduar në lumin Vardar.
Siç mësohet deri më tani, bëhet fjalë për një çift të moshuarish, e reja e tyre dhe njëri prej djemve të çiftit.
Pasagjeri i pestë është një fëmijë 5 vjeçar i cili gjatë rrokullisjes së makinës në lumin Vardar ka fluturuar jashtë makinës, është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është sjellë në spitalin 8 shtatori në Shkup.
Ende nuk ka një pasqyrë të qartë rreth gjendjes shëndetësore të fëmijës ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë për 4 personat e tjerë në makinën e aksidentuar.
Në vendngjarje janë aktualisht policia dhe zjarrëfikësit. /Telegrafi/
The post Vetura me pesë persona përfundon në lumin Vardar, gjendet fëmija pesë vjeçar, të tjerët në kërkim appeared first on Telegrafi.