Ministria e Punëve të Brendshme njofton se një automjet me tabela të Velesit ka pësuar aksident me një automjet të policisë.
“Më 18.01.2022 në ora 22:20 është denoncuar se në bulevardin “Krste Misirkov’ ka ndodhur aksident mes automjetit “Skoda”, në pronësi të MPB-së e drejtuar nga V.P (23) nga Shkupi, i punësuar në MPB dhe automjetit “toyota jaris” me tabela të velesit e drejtuar nga B.M (27) nga Shkupi”, thuhet në raportin policor.
Në aksident me lëndime trupore ka përfunduar bashkëudhëtarja në automjetin “toyota jaris”, N.R (31) nga Velesi që janë konstatuar në spitalin “Shën Naumi i Ohrit”.
Këqyerja e vendit të ngjarjes është kryer ka ekipi i SPB Shkupo dhe është njoftuar edhe Departamenti për kontroll të brendshëm./Telegrafi/
The post Vetura e policisë merr pjesë në një aksident në Çair të Shkupit appeared first on Telegrafi.