Pasi filloi seanca kuvendare për mosbesimin e Qeverisë, kryetari Talat Xhaferi dha pauzë prej 10 minutave.

Në sallë të pranishëm janë vetëm 60 deputatë të shumicës së re, ndërsa mungon ai i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetët e shumicës qeveritare nuk kanë hyrë në sallë, që do të thotë se LSDM dhe koalicioni, testin e shumicës së re e bën përmes kuorumit.

Informacionet e partive të shumicës së re, janë se të dy celularët e Kastriot Rexhepit, janë të fikur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, Talat Xhaferi kërkoi që këtë seancë ta udhëheq zëvendësi i tij, Fadil Zendeli, me arsyetimin se ai vetë nuk është mbështetës i iniciativës për mosbesimin e Qeverisë./Telegrafi/

The post Vetëm 60 deputetë të pranishëm në sallë, mungon Kastriot Rexhepi i Lëvizjes Besa appeared first on Telegrafi.