Veshja e Boki 13 dhe mobiljet e Janevës do t’i mbajë shteti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veshja e Boki 13 dhe mobiljet e Janevës do t’i mbajë shteti

Pikturat dhe teshat me brende të dënuarit Bojan Jovanovski nuk t’i kthen për shkak se ai ka marrë ato duke kryer vepër penale, ndërsa Katica Janevës nuk do t’i kthehen mobiljet që iu konfiskuan gjatë kontrollit në shtëpinë e saj, e që në procedurë u dëshmua se ishte blerë nga Bojan Jovanovski.

Nga Janeva do të konfiskohen edhe 50.000 euro, pasi që gjykata konstatoi se ajo i ka marrë nga Jovanovski, dhe janë pjesë e haraçit. Për këto mjete në seanca gjyqësore u prezantuan edhe fotografi ku shihet Janva dhe paratë para saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paratë dhe sendet tjera do t’i mbajë shteti, ndërsa Orce Kamçev, i cili është dëshmitar në procedurë, përmes padisë private do të duhet t’i kthehen 1.5 milionë euro, që ia ka dhënë Jovanovskit për të ndikuar te Katica Janeva.

Lexo po ashtu:

Rasti “Haraçi” në Maqedoni: Katica Janeva dhe Boki 13 shpallen fajtorë, dënohen me shtatë dhe nëntë vjet burg

Advertisement

“Nga Bojan Jovanovski konfiskohen gjithsej 12.590 euro. 680 dinarë serb, si dhe sende të blera nga para të kundërligjshme si mobilje, qilima, lusterë, llamba, dekorime, figura të ndryshme nga dizajnerë, 13 piktura nga autorë të ndryshëm, çadra, bizhuteri, aksesori të ndryshme, si dhe sende tjera të përmendura në vendimin e gjykatës”, tha gjyqtarja Vaska Nikollovska-Masevska./Telegrafi/

The post Veshja e Boki 13 dhe mobiljet e Janevës do t’i mbajë shteti appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy