Zjarrfikësit nga Tetova kanë pranuar mbrëmë mbi 20 thirrje për intervenime dhe pompim të ujit nga shtëpitë, oborret, bodrumet dhe rrugët e përmbytura.
Shumica e shtëpive të përmbytura janë në Reçicë të vogël.
Reshjet e dendura të shiut kanë zgjatur për disa orë, ndërsa mëngjesin e sotëm nuk ka reshje.
Reshjet e forta dhe intensive të shiut që kanë goditur Komunën e Tetovës pasditen e djeshme dhe gjatë gjithë natës.
Gjatë ditës së djeshme, zjarrfikësit kanë nxjerrë edhe disa automjete të bllokuara pranë nënkalimeve të përmbytura.
Kujtojmë se edhe dy javë më parë, më 20 shtator, reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje të pjesshme të rrugëve, oborreve dhe shtëpive në qytet.
The post Vërshimet në Tetovë, mbi 20 thirrje për ndihmë nga zjarrfikësit appeared first on Telegrafi.