Anti-korrupsioni do t’i monitoroj veprimet e politikanëve gjatë zgjedhjeve. Komisioni Shtetëror për Pengimin e Korrupsionit do të nis procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë për ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe ndërsa për sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski do të inicioj procedurë kundërvajtëse. Pranë Komisionit kundër korrupsionit, nga shpallja e zgjedhjeve në shkurt e deri më sot, kanë arritur 22 paraqitje nga qytetarë për shkeljen e dispozitave të neni 8-a nga Kodi Zgjedhor.
Në ankesa ka dyshime se hapësira të zyrave dhe pajisje, por edhe automobila shtetërore zyrtar janë përdorur për fushatë zgjedhore. Qytetarët gjithashtu kanë denoncuar presione si dhe frikësime të votuesve për nevojat e fushatës zgjedhore. Kryetarja e këtij Komisioni, Biljana Ivanovska për Alsat tha se pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore për këto pohime kanë ngritur pesë ankesa.
“Pas veprimeve të ndërmarra gjatë veprimit në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, është marrë vendim në nëntë lëndë të formuara pas denoncimeve të bëra dhe në të gjitha këto nëntë lëndë nuk janë vërtetuar pretendimet, ndërsa për 13 lëndët tjera procedura vazhdon”, u shpreh Biljana Ivanovska, kryetare e Komisinit kundër korrupsionit.
Komisioni Kundër Korrupsionit miratoi konkluzionin sipas nismës së tyre personale që të hapin lëndë për zgjedhjen e rektorit të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup gjatë fushatës zgjedhore. Për rektor u zgjodh rektori i deritanishëm Nikolla Jankullovski. Punësimi gjatë fushatës zgjedhore është i ndaluar, përveç në raste urgjente. Edhe këtë do ta hetojnë anëtarët e Komisionit kundër korrupsionit.
The post Veprimet e politikanëve gjatë fushatës zgjedhore, nën llupën e Antikorrupsionit appeared first on Telegrafi.