Venko Kërstevski zgjidhet u.d kryetar i Komunës së Koçanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me 9 vota për dhe një abstenim, në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Koçanit, këshilltari i pavarur Venko Kërstevski u zgjodh ushtrues detyre kryetar i komunës.

Votimi u zhvillua në dy raunde, në të dy rezultati ishte identik, Krstevski mori 9 vota “për”, ndërsa kundërshtari i tij nga OBRM-PDUKM-së, Goce Markovski mori 8 vota “për”.

Pas votimit, këshilltarët i thanë Krstevskit të mbajë kokën lart, ndërsa ai theksoi se është i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike dhe mbi të gjitha me të gjithë qytetarët.

Kërstevski zgjidhet ushtrues detyre kryetar i Komunës së Koçanit, pasi Ljupço Papazov u arrestua pas tragjedisë në klubin “Pulse”./Telegrafi/

Advertisement

The post Venko Kërstevski zgjidhet u.d kryetar i Komunës së Koçanit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy