Venko Filipçe: 379 pacientë janë të shtrirë në spitale, personeli mjekësor është lodhur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp ka raportuar në lidhje me coronavirusin në vend.

Ai tha se deri sot 379 pacientë me COVID-19 janë të hospitalizuar, ndërsa shtoi se spitalet akoma kanë kapacitet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe pse numri i të shtruarve në spitale është i madh, kemi kapacitete. Prej sot fillon organizimi dhe funksionimi i laboratorisë në Manastir. Në spitalin montues ka 60 shtretër të lirë. Në Kozle ka vetëm një pacient të hospitalizuar”, tha Filipçe.

Ai shtoi se edhe pse ka kapacitet të mjaftueshëm spitalor, personeli mjekësor ndjehet i stërlodhur.

Advertisement

“Për momentin funksionon mirë sistemi, por nuk mund të qëndrojmë dhe durojmë pa ndihmën e qytetarëve”, tha Filipçe./Telegrafi/

The post Venko Filipçe: 379 pacientë janë të shtrirë në spitale, personeli mjekësor është lodhur appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy