Vendoset ndalesë për lëvizje nëpër pyjet e Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, me kërkesë të NP “Pyjet Kombëtare”, ka dhënë pëlqimin për vendosjen e ndalimit të plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore.

Siç thonë nga Ministria e Bujqësisë, pëlqimi i tillë jepet në përputhje me nenin 57, paragrafi 3 i Ligjit për Pyjet, për shkak të rrezikut të shtuar dhe parandalimit të zjarreve në pyje dhe ambiente të hapura.

“Ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje dhe toka pyjore vendoset në territorin e administruar nga NP “Pyjet Kombëtare”, dhe fillon nga data 15.07.2024 dhe do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00. Ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje do të zgjasë deri në vlerësimin se rreziku i zjarreve në pyje është ulur. Lëvizja në pyje do të lejohet vetëm me miratim me shkrim të lëshuar nga filialet e NP “Pyjet Kombëtare”, për sipërfaqen që ata menaxhojnë”.

“Për mosrespektim të kësaj ndalese të plotë të lëvizjes në pyje dhe tokë pyjore, personat fizikë të cilët do të kapen duke lëvizur në pyje dhe tokë pyjore, në pajtim me nenin 106 të Ligjit për pyje, do të dënohen me gjobë prej 1.500 deri në 2.000 euro në kundërvlerë me denarë”, thonë nga Ministria e Bujqësisë.

Advertisement

The post Vendoset ndalesë për lëvizje nëpër pyjet e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy