
Pas përfundimit të ndërtimit të vendkalimit kufitar Maqedoni-Greqi “Markova Noga”, për të cilën sot u vendos gurthemeli, qytetarët nga të dy anët e kufirit do të intensifikojnë shkëmbimet kulturore, bashkëpunimin ekonomik dhe turistik, theksuan pjesëmarrësit në ceremoninë e sotme, të mbajtur në bregun e liqenit të Prespës.
Sot është ditë e veçantë për Prespën, theksoi kryeministri Hristian Mickoski, sepse, siç tha, ky vendkalim kufitar është vetëm një hap tjetër drejt lidhjes së dy Prespave në njërën dhe në anën tjetër të kufirit.
“Shembuj të tillë janë pozitivë për të dy vendet. Në atë drejtim duhet të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie, të lidhemi sepse vetëm në atë mënyrë mund të shihemi nga vendet më të mëdha”, theksoi Mickoski, ndërsa i pyetur nëse ka ndryshuar mendim për Marrëveshjen e Prespës, kryeministri potencoi se nuk e ka ndryshuar kurrë mendimin dhe shtoi se edhe sot e kësaj dite ka të njëjtin qëndrim.
Vendosjen e gurthemelit në vendkalimin kufitar “Markova Noga” si një ngjarje të jashtëzakonshme dhe epokë e re, e potencoi edhe ambasadori i BE-së në vend, Mihalis Rokas.
“Sot është një ditë historike në vendin tuaj. Vizioni i BE-së për rajonin e Prespës është vizioni i qytetarëve në tre anët e Prespës. Më e rëndësishmja është që të kemi një vizion, i cili do të përqëndrohet nga njerëzit për njerëzit, dhe gjithashtu një vizion, i cili do të përqëndrohet në shkëmbimin e përvojave nga të tre anët e kufirit, do të ketë zhvillim ekonomik, qëndrueshmëri ekonomike, si dhe ruajtjen e Liqenit të Prespës, i cili nuk është vetëm trashëgimi natyrore të rajonit të Prespës, por konsiderohet edhe një trashëgimi evropiane”, theksoi ambasadori i BE-së në vend, Rokas.
Vendkalimi kufitar pritet të hapet në vitin 2028.
Me hapjen e këtij vendkalimi kufitar pritet të hapet hapësirë për bashkëpunim ekonomik, turistik dhe shkëmbim kulturor mes dy vendeve. Rihapja e vendkalimit kufitar u paralajmërua me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës në vitin 2018.
The post Vendoset gurthemeli në vendkalimin kufitar “Markova Noga” mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë appeared first on Telegrafi.