
Deri të premten do të dihet qëndrimi i Qeverisë për gjendjen e jashtëzakonshme, e cila së bashku me mendimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për gjendjen me pandeminë do të jenë kyçe për datën e zgjedhjeve.
Këtë sot në konferencë për shtyp e tha zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani. Sipas tij, pasi të vendoset për gjendjen e jashtëzakonshme, do të dihet edhe data për zgjedhjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qëndrimi i BDI-së bazohet në dy parime. I pari është se shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishmi, ndërsa i dyti është se duhet të ketë konsensus për mbajtjen e zgjedhjeve. I ndjekim të gjitha rrjedhat epidemiologjike. Unë mendoj se duhet të presim deri të premten kur përfundon gjendja e jashtëzakonshme, për të bërë krahasim të trendeve, ta shohim mendimin e Komisionit dhe mbi këtë të vendosim për gjendjen e jashtëzakonshme”, tha Osmani.
Sipas vendimit të presidentit Stevo Pendarovski, gjendja e jashtëzakonshme prej dy javëve përfunon më 14 qershor./Telegrafi/
The post Vendimi për zgjedhjet do të varet nga qëndrimi i Qeverisë për gjendjen e jashtëzakonshme appeared first on Telegrafi.