Vendet në të cilat qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë pa certifikata dhe teste

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut këtë verë do të mund të pushojnë në të gjitha vendet fqinje, ku tradicionalisht i kalojnë pushimet verore, pa paraqitur asnjë certifikatë vaksinimi, PCR negativ apo test antigjen.

Kufizimet që ishin të vlefshme për hyrje në Republikën e Shqipërisë dhe Greqisë, pak ditë më parë u hoqën plotësisht për qytetarët e Maqedonisë, kështu që nga 1 maji qarkullimi i udhëtarëve dhe mallrave në të dy vendet është plotësisht i lirë. Deri më tani, vetëm Serbia dhe Bullgaria fqinje nuk kanë kërkuar asnjë certifikatë për hyrjen e qytetarëve tanë në ato vende, pasi siç thonë nga ambasadat e tyre, situata me pandeminë e Covid-it atje ka kohë që është stabile.

Sa i përket vendeve të BE-së, Gjermania nga 27 shkurti e ka përfshirë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve me rrezik të ulët dhe që prej asaj kohe nuk kërkohet më regjistrim elektronik për të hyrë në vend, por kushti për vaksinimin e plotë të detyrueshëm është ende në fuqi. Nga 1 shkurti, vlefshmëria e certifikatës së vaksinimit të BE-së është ulur nga 12 në 9 muaj nga doza e dytë e vaksinës së njohur.

Për të hyrë në Itali, çdo shtetas i huaj ka nevojë për një formular PLF (Passenger Locator Form) dhe një certifikatë ose të vaksinimit të plotë, ose një test negativ PCR ose antigjen.

Advertisement

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 01.04.2022 mund të hyjnë në Francë nëse janë të vaksinuar. Personat e pavaksinuar do të duhet të paraqesin një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë ose një test antigjeni të vlefshëm për 48 orë.

The post Vendet në të cilat qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë pa certifikata dhe teste appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy