Ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski thotë se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare duhet të mbahen së bashku, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Veljanoskit nga rishikimi i proceseve zgjedhore në 33 vitet e kaluara, vërehet se në tri raste (pra në vitin 1994, 2009 dhe 2014) janë mbajtur dy procese zgjedhore njëkohësisht.
“Prandaj, kur bëhet fjalë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale, është absolutisht e qartë se nuk ka arsye financiare, ekonomike dhe/ose sigurio-politike për të pasur zgjedhje të ndara presidenciale dhe parlamentare, përveç kalkulimeve partiake të qeverisë”, shkruan Veljanoski në profilin e tij në Facebook.
Mandati i rregullt për zgjedhjen e presidentit zgjat deri në 60 ditët e fundit të mandatit të presidentit aktual, duke numëruar mbrapsht nga 12 maji. Ose, rrethi i parë në periudhën nga 14 mars deri më 21 prill të vitit pasardhës./Telegrafi/
The post Velsjanoski: Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare duhet të mbahen së bashku appeared first on Telegrafi.