Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ofrojë mbështetje financiare dhe logjistike për krijimin e politikave dhe masave cilësore që do të avancojnë sistemet sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve dhe do të përmirësojnë situatën e tregut të punës duke rritur punësueshmërinë e qytetarëve dhe duke ulur shkallën e papunësisë.

Kjo u konfirmua në takimin e sotëm të parë të ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Velkovski, me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, ku u bisedua për gjendjen aktuale në departament dhe aktivitetet e planifikuara në periudhën në vijim, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

“Velkovski informoi se në tre muajt e ardhshëm prioritet i tij është rritja e transparencës dhe efikasitetit të punës së ministrisë dhe institucioneve nën juridiksionin e tij, në mënyrë që qytetarët të mund t’i realizojnë të gjitha të drejtat e tyre në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë, sipas rregullimi ligjor”, thonë nga MPPS.

Në takim, shtojnë nga atje, u bisedua edhe për aktivitetet e përbashkëta të MPPS-së dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian, ndërsa ambasadori Gir shprehu besimin se fondet evropiane mbeten të hapura për të mbështetur projekte dhe masa, përfitimi përfundimtar i të cilave është për qytetarët./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Velkovski-Geer: BE-ja mbetet një mbështetëse e fortë për vendin në përpjekjet e saj për të ulur papunësinë dhe për të përmirësuar mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve appeared first on Telegrafi.