Veljanoski për “27 prillin”: Më vjen keq për atë që ka ndodhur, të gjithë jemi viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Rregulloren e Kuvendit çdo herë e kam pasur udhërrëfyes dhe deri në fund e kam respektuar, ndërsa këtë e kanë konfirmuar edhe dëshmitarët Zoran Zaev, Petar Atanasov, Nikolla Todorov. Më 27 prill 2017 në orën 18:01 e kam ndërprerë seancën konstituive dhe kam caktuar vazhdimin për ditën e ardhshme. Me të vërtetë më vjen keq për atë ka ndodhur më pas. Kishte viktima, disa fizike, disa politike, por të gjithë jemi viktima pasi kemi humbur shumë”.

Këtë e tha ish-kryetari i Kuvendit dhe i akuzuari i parë për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit, Trajko Veljanovski, në seancën e sotme gjyqësore për “Organizatorët e 27 prillit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I pyetur nëse ka pasur komunikim me të akuzuarit tjerë më 27 prill, Veljanovski tha se ka pasur komunikim zyrtar me Mile Janakieskin derisa ka qenë ministër, por në vitin 2017 nuk ka pasur asnjë komunikim. Ndërsa me Spiro Ristovskin ka pasur vetëm komunikim zyrtar.

Veljanovski në mbrojtjen e tij, tha se para seancës konstituive nuk ka pasur harmonizim në mes partive politike për pikat e rendit të ditës, si dhe ka pasur shumë të paraqitur për të marrë fjalën.

Advertisement

Ai tha se deri në mesin e marsit nuk ka pasur asnjë propozim nga partitë politike në lidhje me seancat dhe rendin e ditës.

Kurse në lidhje me fjalimin e Zerkirija Ibraimit, atëherë deputet i Lëvizjes Besa, tha se ai vetë ka kërkuar procedurale si lider i grupit të deputetëve.

 

The post Veljanoski për “27 prillin”: Më vjen keq për atë që ka ndodhur, të gjithë jemi viktima appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy