Nuk ka asnjë arsyetim ekonomik dhe arsye që Kuvendi të ketë pesë nënkryetarë, vlerëson ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski.

“Sa i përket seancës së planifikuar për numrin e nënkryetarëve në Kuvend, unë dua të informoj publikun se si ka qenë gjatë qeverisë së mëparshme dhe si është tani. Gjatë qeverisë së mëparshme nga 2006-2008 ishin tre nënkryetarë, nga 2008-2011 – 3 nënkryetarë, nga 2011-2014 – 3 nënkryetarë dhe nga 2014-2016 – tre nënkryetarë.

“Gjatë qeverisë aktuale nga 2016-2020, ishin 5 nënkryetarë, si dhe nga viti 2020-2024”, tha Veljanoski.

Ai në deklaratën për opinionin përmendi shembuj në vendet e tjera:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në Shtetet e Bashkuara ka 435 deputetë dhe një nënkryetar, në Mbretërinë e Bashkuar ka 650 deputetë – 3 nënkryetarë, në Slloveni ka 90 deputetë dhe tre nënkryetarë, në Itali ka 630 deputetë dhe 4 nënkryetarë, ndërsa në Gjermani ka 709 deputetë – 5 nënkryetarë”, tha Veljanoski./Telegrafi/

The post Veljanoski: Nuk ka asnjë arsyetim ekonomik që Kuvendi të ketë pesë nënkryetar appeared first on Telegrafi.