Hendbollisti i “Butel Shkup”, Denis Tot, ka qenë i rrahur në një klub nate në Shkup. Ndonëse pas raportit të mjekëve, MPB-ja bëri të ditur se në trupin e 27-vjeçarit Tot nuk kishte shenja dhune dhe se ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak, megjithatë autopsia ka konstatuar lëndime në kokë.

Sipas informacioneve të fundit, autopsia ka treguar se shkak për vdekjen e Totit ka qenë një goditje në kokë, gjegjësisht një dëmtim në tru. Denis Tot, vdiq dje në mëngjes në klinikat e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Hendbollisti kroat Tot ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare në Shkup, arsyet e vdekjes mbeten kontradiktore
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të përfshirë në këtë rast janë tre persona, dy prej të cilëve, një djalë dhe një vajzë, tashmë janë ndaluar dhe i treti është në arrati. Për rastin janë siguruar edhe video, ku shihet se tashmë i ndjeri dhe pjesëmarrësit e tjerë në sherr ndodheshin në të njëjtën shoqëri në një lokal nate në park.

Kur ata u larguan, u përleshën, pas së cilës Tot ra pa ndjenja dhe të tjerët u larguan.

Trupi i hendbollistit të ri kroat është parë nga një prej punonjësve në diskotekë dhe menjëherë ka lajmëruar ambulancën./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Vdekja e hendbollistit kroat në Shkup ka ardhur si pasojë e dhunës, janë arrestuar dy persona – i treti në arrati appeared first on Telegrafi.