Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut informon se nga ana e tyre është duke u kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes në Gostivar, ku sot shpërtheu zjarr në një banesë dhe ndërroi jetë një 7-vjeçar.

Nga Prokuroria thonë se informacionet e para janë se fëmija ka qenë i lidhur me zinxhirë në këmbë gjatë kohës së zjarrit.

“Gjetjet fillestare të ekipit mjekësor në vendin e ngjarjes tregojnë se fëmija ishte i lidhur me zinxhirë në këmbë gjatë kohës së zjarrit. Sipas familjes, arsyeja e lidhjes ishte se fëmija ka qenë agresiv. Prokuroria po ndërmerr të gjitha veprimet për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme penale”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Ata shtojnë se është dhënë urdhër për autopsi në trupin e fëmijës dhe se po bisedohet me dëshmitarët okularë. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zjarr në një banesë në Gostivar, humb jetën një fëmijë

The post Vdekja e 7-vjeçarit në Gostivar, Prokuroria thotë se fëmija ka qenë i lidhur me zinxhirë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";