Vazhdon vaksinimi kundër coronavirusit në Maqedoni edhe me dozë të tretë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë ditës së djeshme janë administruar gjithsej 6.830 doza vaksine, nga të cilat 638 janë dhënë si doza e parë, 1.472 janë rivaksinuar dhe 4.720 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

Nga MSH thonë se deri në 18 tetor, gjithsej 801.326 qytetarë janë vaksinuar me një dozë, prej të cilëve 769.356 kanë marrë dy doza, ndërsa 10.386 qytetarë morën dozën e tretë.

“54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar, 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Mbulimi me vaksinim me një dozë është 47% e popullsisë së rritur, ndërsa me dy doza 45% e qytetarëve mbi 18 vjeç”.

“Sipas numrit të vaksinave të administruara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë janë vaksinuar me një dozë, ndërsa 35% e popullsisë kanë marrë dy doza vaksine”, thonë nga MSH./Telegrafi/

Advertisement

The post Vazhdon vaksinimi kundër coronavirusit në Maqedoni edhe me dozë të tretë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy