Vazhdon seanca për rastin “Shënjestra-Fortesa”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me prezantimin e dëshmitarëve sot në Gjykatën penale Shkup, vazhdon gjykimi për lëndën “Shënjestra-Fortesa” ku mes të akuzuarve të parë janë ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-njeriu i parë i policisë sekrete, Sasho Mijalkov.

Në seancën e djeshme për këtë lëndë dëshmuan ekspertë nga sektori i telekomunikimit i cili gjatë periudhën të vitit 2008-2015 si persona për mbështetje kanë pasur qasje deri tek sistemi për ndjekjen e komunikimit në DSK të MPB-së.

I punësuari në Erikson Telekomunikime Maqedoni, dëshmitari Momir Maletiq, si dëshmitar i propozuar nga prokuroria, tha se 28.10.2016 ishte bërë hulumtim të sistemeve me kërkesë së PSP-së, gjegjësisht pas këtij kontrolli të cilin e ka kryer eksperti i eriksonit është konstatuar se janë arkivuar serverët e LIIMS.

Sipas aktakuzës, përmes tri sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008-2015 në mënyrë joligjore janë ndjekur 4.286 numra telefonik për të cilët aspak nuk janë dhënë urdhra gjyqësor.

Advertisement

Komunikimi është ndjekur para se të dorëzohen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlerës së urdhrit gjyqësor me numër 1.541 ose gjithsej 5.827 numra telefonik. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

The post Vazhdon seanca për rastin “Shënjestra-Fortesa” appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy