Vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19, në tetë komuna numër treshifror i rasteve aktive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë i lartë. Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 96 raste të reja nga 724 testime, ndërsa numri i rasteve aktive vazhdon të jetë edhe më tej i lartë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 9249, prej të cilëve 4871 janë shëruar, ndërsa 432 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 3946, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prej numrit të përgjithshëm në Shkup ka 1880 raste aktive, në Shtip-300, Tetovë 299, Kumanovë-226, Gostivar-196, Strugë-188, Shën Nikollë-185, Ohër-129, Dibër-111.

Deri tani në vend janë bërë 86.543 testime për COVID-19.

Advertisement

Në Klinikën Infektive janë pranuar pesë pacientë, gjithsej 91 pacientë janë të shtruar në spital, nga të cilët 43 pacientë janë në mbështetje të oksigjenit dhe nuk ka pacientë në aparatin e frymëmarrjes./Telegrafi/

The post Vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19, në tetë komuna numër treshifror i rasteve aktive appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy