Vazhdon kriza me vajin për gatim në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në shumicën e marketeve në Maqedoni sot nuk ka vaj nëpër rafte. Kriza me këtë produkt bazë vazhdon. Vendimi për heqjen e ndalesës për importin e vajit për gatim është publikuar sot në “Gazetën Zyrtare” të Serbisë, shkruan Alsat.

Kjo do të thotë se tani e kanë radhën kompanitë nga të dyja vendet që kanë lidhur marrëveshje për tregtimin e vajit për ushqim.

“Vaji për gatim i importuar nga Republika e Serbisë zyrtarisht nis të mbërrijë sot. Dinamika se si do të rrjedhë importi dhe shpërndarja e vajit në tregje varet nga kontratat e kompanive”, thonë nga Ministria e bujqësisë.

Sipas informacioneve të Alsat, disa nga fabrikat në vend që prodhojnë vaj për gatim përballen me mungesë të lëndës së parë për prodhimin e produktit të gatshëm.

Advertisement

“Përderisa qytetarët e Maqedonisë presin të vijë vaji nga Serbia, të dhënat nga terreni dhe prodhuesit thonë se vaji nuk do t’u kryejë punë sepse atyre u mungon lënda e parë për përgatitjen e vajit për gatim. Do detyrohen lëndën e parë ta blejnë nga ndonjë vend tjetër me çmim më të lartë, që do të thotë se nëpër shitore çmimi i vajit do të vazhdojë të rritet”, raporton gazetari i Alsat, Ile Petrevski.

Problemi i mungesës së vajit ushqimor në dyqane nuk qëndron vetëm tek prodhuesit të cilëve u mungon lënda e parë, por edhe tek kompanitë që edhe pse kanë rezerva vaji, nuk ua shesin tregtarëve sepse duan t’u paguhet menjëherë e jo me vonesë pas disa muajve.

Serbia lejoi eksport të vajit të gatimit për Maqedoninë.

Autoritetet në vend me rekomandim për tregtarët që të kufizojnë shitjen për qytetarët, që të mos blejnë sasi të mëdha nga individë por të blejnë aq sa duhet për një familje. Një litër vaj shitet me çmim mbi 100 denarë.

Advertisement

The post Vazhdon kriza me vajin për gatim në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy