Vazhdojnë aktivitetet rreth karvanit për promovimin e vaksinës kundër koronavirusit. Dje karvani ishte organizuar në Sheshin e Qytetit në Strumicë, ndërsa sot vazhdon në Komunën e Novo Sellës.

Ky karvan zbatohet me qëllim që ta promovojë vaksinën kundër virusit si mënyrë e imunizimit të sigurt të të gjithë qytetarëve, veçanërisht e atyre vendeve përgjatë vendit, ku është i ulët niveli i interesimit.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 281 raste të reja të KOVID-19, prej të cilëve 48 janë riinfeksione. Janë shëruar 285, ndërsa kanë ndërruar jetë tre persona.

Më shumë rastet aktive ka në Shkup – 1132, Manastir – 148 dhe Prilep – 103, ndërsa qytetet e tjera kanë raste pozitive dyshifrore. Aktualisht nuk ka persona pozitivë me virusin në Pehçevë dhe Dojran.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sa i përket lehtësimit të masave, gjatë ditëve të ardhshme pritet që Shtabi Qendror Koordinues t’i shqyrtojë propozimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, ndërsa më vonë të njëjtit të miratohen në mbledhjen e ardhshme qeveritare.

Komisioni javën e kaluar rekomandoi për nxënësit e shkollave fillore të mos jetë e detyrueshme mbajtja e maskave, si dhe të mos jetë e nevojshme certifikatë për vaksinim ose për kovid-19 të kaluar për vizitë në pjesët e hapura dhe tarracat e objekteve hotelierike.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej1.946.588 testime për COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me kovid në vend prej fillimit të epidemisë është 304.326, numri i pacientëve të shëruar është 293.171, i të vdekurve është 9.191, ndërsa i rasteve aktive 1.964.

The post Vazhdon karvani për vaksinim kundër COVID-19 në Maqedoni, nga java e ardhshme pritet lehtësim i disa masave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";