Ndërmarrja e Qarkullimit Publik të Shkupit është e zhytur në borxhe. Sipas raportit të fundit të Entit për Revizion, kjo Ndërmarrje në cilësinë e të pandehurit paraqitet në gjithsejtë 948 lëndë. Vlera e të cilave shkon në mbi 12 milion euro.

“Pjesa më e madhe e procedurave në të cilat është paditur Ndërmarrja e Qarkullimit Publik të Shkupit, gjegjësisht 14 procedura janë në bazë të borxhit, ndërsa në shumën prej 691.788 milion denarë janë përfshirë vetëm trе procedura të iniciuara nga tre subjekte, nga të cilat pjesa më e madhja është për borxhin për naftë dhe derivatet e naftës dhe dy procedura mbi bazën e detyrimeve të papaguara ndaj kompanive private”, thuhet në raportin e i Entit Shtetëror për Revizion.

Në procedurën për pagesën e kompensimit të pushimit vjetor, si e paditur, NQP paraqitet edhe pas padive të punëtorëve, shumica e të cilave janë iniciuar në vitin 2023 dhe kërkesa e të cilave në detyrimin themelor për kompensim është 13,443 milion denarë, ndërsa pjesa e mbetur prej 2,540 milion denarë janë rastet të filluara para vitit 2023, por edhe për shkaqe të tjera si borxhi i papaguar, mosmarrëveshje punësimi dhe anulim aktesh.

Por në terren qytetarët janë ata që më së shumti e pësojnë këtë situatë të krijuar me transportin publik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Po, duhet zgjidhje por s’ka kush. Shkon njëri vjen tjetri, flasin mirë e në fund populli e vuan sepse ata përsëri në karrige dhe udhëtojnë me vetura”, tha një qytetar.

“Katastrofë. Unë jetoj jashtë por si këtu nuk ka askund, vetëm këtu ndodh kjo. Ku jeton? Në Itali. Si është atje transporti publik? Nëse vonohet menjëherë e largojnë nga puna e këtu thuan rrini në rrugë…”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Çdo ditë është e njëjtë në stacione. Autobus nuk ka por ka kontrolle. Të gjitha linjat mungojnë nuk është se vetëm këtu e mos të flasim për fshatrat edhe më e vështirë e sidomos për nxënësit”. Theksoi një qytetare.

Përveç të moshuarve që presin të gjejnë vend në autobusët e stërmbushur të NQP-së presin edhe nxënësit dhe studentët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Vazhdon kaosi me transportin publik në Shkup, NQP e zhytur në borxhe appeared first on Telegrafi.