Vazhdon gjykimi për rastin “Titanik”, dëgjohen dëshmitarët e Prokurorisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në Gjykatën Penale të Shkupit është paraparë të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Titanik”.

Diskutimi kryesor në periudhën e kaluar është bërë duke dëgjuar dëshmitarët e propozuar nga Prokuroria. Shumica prej tyre, thanë se asnjëherë nuk kanë donuar mjete për partinë politike OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për informacionet se ata kanë plotësuar fletpagesa në emër të partisë, dëshmitarët thanë se për këtë janë njoftuar kur janë thirru nga ish-Prokuroria Speciale.

Gjykimin për këtë lëndë e zhvillon gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja Lile Stefanova.

Advertisement

Në mesin e të akuzuarve në këtë rast janë Gordana Jankulloska, Mile Janakieski, Ilija Dimovski dhe disa ish-funksionarë tjerë.

Sipas aktakuzës së ish-PSP-së, të akuzuarit dyshohen për vepra penale: shkelje të së drejtës së votës, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore./Telegrafi/

The post Vazhdon gjykimi për rastin “Titanik”, dëgjohen dëshmitarët e Prokurorisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy