Në Gjykatën Themelore Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për aferën për përgjimin, e njohur në opinion si “Shënjestra-Fortesa”.
Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe po dëgjohen dëshmitarët, të propozuar nga prokuroria.
Në seancën paraprake, dëshmitë e tyre i dhanë disa dëshmitarë, mes të cilëve politikanë dhe gazetarë, të cilët folën për atë se kur dhe si kanë marrë vesh se kanë qenë cak i ndjekjes ilegale të komunikimeve.
Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe disa të punësuar në ish-DSK-në, të cilët ngarkohen për përgjim ilegal të mbi katër mijë numrave të telefonit në periudhën mes viteve 2008 dhe 2015.
Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësja Xheneta Begtoviq, ndërsa aktakuza përfaqësohet nga prokurorët Trajçe Pelivanov, Lençe Ristovska dhe Artan Ajro.
Gjykimi rreth lëndës “Shënjestra-Fortesa” ka filluar më 22 dhjetor të vitit 2017.
The post Vazhdon gjykimi për rastin “Shënjestra-Fortesa” appeared first on Telegrafi.