Në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet sot do të vazhdojë debati për amendamentet për Propozim ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2024 ku të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 318,2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 362,8 miliardë denarë. Rritja e PBV-së është projektuar në 2.1 për qind, inflacioni në nivelin 3.5 për qind dhe deficiti buxhetor 4.9 për qind.
Konform Rregullores, debati për amendamentet që tashmë ka hyrë në ditën e pestë, duhet të përfundojë për gjashtë ditë.
Për ribalancin e Buxhetit janë dorëzuar 58 amendamente, ndërsa gjatë debatit disa prej tyre janë tërhequr nga propozuesit.
Deri tani nuk është pranuar asnjë amendament.
The post Vazhdon debati për amendamentet për Propozim ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2024 në RMV appeared first on Telegrafi.