Tashmë 10 ditë janë pa mësim 451 nxënës të shkollës periferike “Naim Frashëri” të fshatit Moranë të komunës së Studeniçanit. Bojkoti i mësimit për mëvetësimin e shkollës vazhdon ndërkohë, nga institucionet përkatëse asnjë përgjigje konkrete si do të veprohet në këtë rast.

Nga Ministria e Arsimit thanë se do ta shqyrtojnë kërkesën e re për mëvetësimin e shkollës por njëkohësisht kujtojnë se kërkesa e mëparshme nuk është miratuar nga udhëheqja e kaluar e Ministrisë së Financave.

“Jemi njohur me kërkesën për ndarjen e shkollës periferike “Naim Frashëri” në fshatin Moranë, për të cilën është dhënë mendim negativ nga ministri i Financave në qeverinë e kaluar. Në kushtet kur Qeveria aktuale është e përkushtuar për optimizimin e rrjetit të shkollave dhe racionalizimin e burimeve arsimore me qëllim rritjen e efektivitetit të kostove, pra sigurimin e cilësisë më të lartë të mësimdhënies, kërkesa e re e ardhur do të shqyrtohet me vëmendjen e duhur, varësisht nga arsyetimi, do të veprohet në përputhje me rrethanat”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska tha se nuk ka shumë informacione për këtë çështje mirëpo, siç tha ajo, nuk ka arsye për të stopuar një proces të tillë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Do t’ju jap përgjigje shtesë mirëpo nuk shoh asnjë arsye pse Financat do të bënin pengesë për diçka të tillë. Megjithatë, duhet parë me buxhetet se si është situata dhe dihet që ligji duhet respektuar. Ndarje apo bashkime të tilla duhet të jenë pjesë e buxheteve. Vërtet nuk kam informacione por nëse do të ishte në Financa sigurisht që do të kisha ndonjë informacion. Me shumë mundësi, kjo pyetje sërish duhet t’i drejtohet Ministrisë së Arsimit”, deklaroi Gordana Dimitrieska Koçoska, ministre e Financave.

Nga Komuna e Studeniçani përsëritën se përkrahin kërkesën e prindërve për ndarjen e shkollës por jo përmes bojkotit sepse është në dëm të nxënësve. Sipas sqarimit të komunës, Ministria e Arsimit tashmë ka konstatuar se plotësohen kushtet për ndarje të shkollës mirëpo procedura është ndërprerë nga Ministria e Financave.

Banorët e fshatit Moranë tashmë kanë deklaruar se ndër shkaqet kryesore të mëvetësimit të shkollës është mos investimi në këtë objekt shkollor nga ana e komunës. Sipas banorëve, përveç sallës së sportit, çdo investim tjetër në këtë shkollë është bërë me financim të banorëve./Alsat/

The post Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";