Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit u përplas sërish me Këshillin Gjyqësor, pasi një ditë më parë u hodh poshtë iniciativa kundër Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, në lidhje me pranimin e 130 kandidatëve potencial për gjykatës dhe prokurorë gjatë periudhës së fushatës zgjedhore në muajin prill.

Këshilli Gjyqësor në seancën e djeshme me nëntë vota “për” dhe dy “kundër” e hodhi poshtë këtë iniciativë, e cila kërkonte të konstatohet përgjegjësi ndaj drejtoreshës së Akademisë, Natasha Gaber Damjanovska, por edhe Bordit Drejtues. Të njëjtit, sipas iniciativës, duhet të ndiqen për shkelje të Ligjit për Parandalim të Korrupsionit dhe Konflikt të Interesave, por edhe të Kodit Zgjedhor. Arsyetimi i Këshillit Gjyqësor për refuzimin e kësaj iniciative është se Antikorrupsioni nuk e ka dorëzuar në kohë.

Por nga Antikorrupsion theksojnë se megjithatë, iniciativa është dorëzuar në kohë.

“Iniciativa për hapjen e procedurës për konstatimin e përgjegjësisë është dorëzuar në afat prej 15 ditësh prej pranimit të vendimit të fundit të dorëzuar nga ana e Gjykatës së Lartë Administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lidhje me rastin konkret, ndërkaq në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit”, njoftojnë nga Komisioni për Antikorrupsion.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, në prill të këtij viti, gjatë fushatë zgjedhore, kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova, dorëzoi ankesë në Antikorrupsion nëse me pranimin e 130 dëgjuesve janë shkelur rregullat zgjedhore.

Antikorrupsioni asokohe miratoi vendim me të cilin e obligoi Akademinë që të ndalojë procedurën, por Akademia nuk ndaloi dhe e paditi Antikorrupsionin në Gjykatën Administrative, se trajnimet në Akademi, nuk përbënin punësime klasike. Gjykata Administrative vendosi në dobi të Akademisë dhe e riktheu lëndën në rishqyrtim te Antikorrupsioni, e cila sërish insiston se me pranimin e këtyre kandidatëve janë shkelur rregullat zgjedhore.

Ndërkaq, OBRM-PDUKM, derisa ka qenë në opozitë, në vazhdimësi ka akuzuar se nëpërmjet Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, LSDM-ja dhe BDI-ja po i akomodojnë familjarët dhe të afërmit e funksionarëve të tyre. /Alsat/

The post Vazhdojnë përplasjet mes Antikorrupsionit dhe Këshillit Gjyqësor në RMV appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";